Lidhje

Parlamenti shqiptar përsëri në përleshje


Parlamenti shqiptar ndërpreu sot papritur seancën për shkak të një grindje të dhunshme fizike midis dy deputetëve të pozitës dhe të opozitës.

Incidenti ndodhi mdis deputetit demokristian Frrok Gjini dhe atij socialist Taulant Dedja, ndërsa shumë ligjvënës të tjerë u përfshinë dikush duke e nxitur dhe dikush tjetër duke e frenuar konfliktin.

Grindja nisi pasi deputeti i maxhorancës ironizoi mbi pasuritë e ish-Ministrit të Financave Arben Malaj, dhe ftoi deputetët të mblidhin ndihma në të holla për të. Por ky gjest nxiti nervozizmin e deputetëve opozitarë, të cilët u afruan për të hequr nga sekretaria një kuti plastike dhe aty pati edhe shkëmbime goditjesh fizike midis deputetëve. //rd//

XS
SM
MD
LG