Lidhje

SHBA i kërkon Kinës të zbatojë sanksionet e OKB-së kundër Koresë së Veriut


Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Kinës të zbatojë me rigorozitet sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut pasi Pheniani deklaroi se kishte kryer një provë bërthamore javën e kaluar.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, tha dje në intervistat që dha për kanalet televizive amerikane se Kina e ka për detyrë të zbatojë rezolutën. Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha gjithashtu në programet televizive amerikane të së djelës se ka besim se Kina do të përmbushë përgjegjësitë e saj.

Megjithë miratimin njëzëri të shtunën të rezolutës së OKB-së kundër Koresë së Veriut, vendet anëtare nuk janë të një mendimi se si të kryhet ndëshkimi.

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara tha se vendi i tij kundërshton klauzolën sipas të cilës u kërkohet vendeve anëtare të OKB-së të kontrollojnë mjetet e lundrimit që hyjnë dhe dalin nga Korea e Veriut.

Zonja Rice tha se do të përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet lidhur me zbatimin rezolutës së Kombeve të Bashkuara kur të vizitojë Azinë nga fundi i kësaj jave.

XS
SM
MD
LG