Lidhje

Popullsia e Shteteve të Bashkuara pranë shifrës 300 milionë


Këtë javë popullsia e Shteteve të Bashkuara arrin shifrën e 300 milionëve. Zyra e statistikave thotë se popullsia e Amerikës do të kapë shifrën 300 milionë të martën në orën 7:46 të mëngjesit.

Ky parashikim bëhet duke llogaritur lindjet, vdekjet dhe imigrantët, të cilat së bashku bëjnë që çdo 11 sekonda popullsisë së Shteteve të Bashkuara t’i shtohet një amerikan.

Megjithëse askush nuk e di me siguri, demografët janë thuajse të sigurt se amerikani i 300 miliontë do të jetë hispanik.

Në vitin 1967 një shifër tjetër e rëndësishme e bëri të njohur Bobby Woo-në. Biri i një emigranteje kineze ishte amerikani i 200 miliontë.

XS
SM
MD
LG