Lidhje

Rusi: Gjendet i vrarë shefi i financave të agjencisë Itar Tass


Kreu i financave të agjencisë ruse shtetërore të lajmeve Itar-Tas, u gjet i vrarë me thikë në apartamentin e tij në qendër të Moskës.

Autoritetet thonë se 55 vjeçari Anatoli Veronin, vdiq nga plagë të shumta me thikë. Agjencia e lajmeve, Rojters, citon prokurorët të thonë se policia po shqyrton të gjitha mundësitë e vrasjes, përfshirë edhe teorinë që lidh vrasjen me ndonjë mosmarrëveshje personale që nuk ka të bëjë me detyrën e tij.

Vdekja e zotit Veronin është e fundit nga vrasjet e personave të njohur në Moskë gjatë muajit të fundit. Gazetarja e njohur Ana Poilitkovskaja, u vra me armë zjarri me sa duket nga vrasës të paguar, më 7 tetor. Deri tani nuk janë bërë arrestime lidhur me këtë vrasje. Zëvendës-guvernatori i Bankës Qëndrore, Andrei Kozolov dhe shoferi i tij, u vranë po me armë zjarri në Moskë më 13 shtator.

Dje një gjykatë në Moskë miratoi arrestimin e 3 të dyshuarve mbi vrasjen e fundit, e cila mendohet se lidhet me përpjekjet e tij kundër krimit.

XS
SM
MD
LG