Lidhje

Hungaria përkujton pas 50 vjetësh revolucionin kundër komunizmit


Në Budapest, policia përdori gazin lotsjellës, pompat e ujit dhe plumbat e gomës për shpërndarjen e qindra protestuesve antiqeveritarë, ndërsa Hungaria përkujtonte 50 vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sundimit sovjetik.

Dëshmitarët okularë thonë se policia ndërhyri për të mos i lejuar mijëra simpatizantë të bashkoheshin me grupin fillestar të protestuesve, që ishin kishin zënë vend pranë ndërtesës së Parlamentit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit socialist Ferenc Gjyrsani, i cili pranoi se kishte gënjyer për ekonominë e vendit, për t’i fituar zgjedhjet në fillim të vitit.

Disa rrugë më tej, dhjetra udhëheqës botërorë, mes tyre 20 kryetarë shtetesh, morën pjesë në festimet që u zhvilluan në qendër të Budapestit. Festimet zyrtare filluan me ngritjen e flamurit; pastaj autoritetet vendosën lule në monumentin e ngritur për të përkujtuar pjesëmarrësit e kryengritjes së vitit 1956.

Të paktën 2 mijë e 600 hungarezë u vranë në luftime me trupat sovjetike dhe historianët thonë se 200 të tjerë u ekzekutuan për rolin e tyre në kryengritje. Mbi 200 mijë të tjerë u larguan nga vendi drejt Perëndimit.

XS
SM
MD
LG