Lidhje

Të hënën fillon festa e Fitër Bajramit, që shënon përfundimin e Ramazanit


Autoritetet fetare në vende të Lindjes së Mesme thonë se festa 3 ditëshe e Fitër Bajramit, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, fillon të hënën.

Media në Bahren, Kuvait, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e bëri këtë njoftim të shtunën.

Fitër Bajrami konsiderohet si shpërblim për devotshmërinë fetare që tregojnë besimtarët gjatë Bajramit, kur myslimanët agjërojnë që nga agimi deri në muzg.

Vende të ndryshme i fillojnë festimet në ditë të ndryshme, në varësi të shfaqjes së Hënës.

Shumë myslimanë e fillojnë Fitër Bajramin me lutje pas lindjes së diellit dhe më pas festojnë me familjen dhe miqtë. //ze//

XS
SM
MD
LG