Lidhje

Podgoricë: Agim Çeku thotë se pret që Kosova të fitojë shpejt pavarësinë nga Serbia


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku thotë se pret që statusi i Kosovës të zgjidhet shpejt dhe që ky status të sjellë pavarësinë nga Serbia.

Zoti Çeku foli pas një takimi të premten në Podgoricë me zyrtarë të lartë të Malit të Zi, i cili u shkëput nga Serbia para pesë muajsh.

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviç, u tha gazetarëve se, cilado qoftë e ardhmja e Kosovës, është në interesin e Malit të Zi të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët.

Por ftesa për zotin Çeku, ish-komandant i UÇK-së zemëroi opozitën pro-serbe në Mal të Zi, që organizoi protesta në Podgoricë.

Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste Serbe, Andrija Mandiç, e quajti zotin Çeku “kriminel lufte” dhe vizitën e tij në Mal të Zi një”fyerje për të gjithë serbët e Ballkanit”.

Zoti Çeku tha se ndërgjegjia e tij ishte e pastër pasi kishte vepruar si një ushtar i vërtetë. //az//

XS
SM
MD
LG