Lidhje

Shqipëri: Ish-shefi i SHIK-ut Gazidede thirret në Prokurori mbi zhdukjen e tregtarit Remzi Hoxha


Në Shqipëri, ish-shefi i shërbimeve sekrete në vitet 92-97, Bashkim Gazidede, është thirrur në prokurori për ngjarjen e rrembimit dhe zhdukjes ne vitin 1995 të tregtarit maqedonas me origjinë shqiptare, Remzi Hoxha.

Zoti Gazidede është marre në pyetje mbreme, nga prokuroret e krimeve të rënda, të cilet duket se kane riaktivizuar hetimet. Asnjë e dhënë nuk është bërë publike. Zoti Gazidede ka qëndruar në prokurori për më shumë se nje orë, dhe ai mund të thirret sërish nga prokuroret e cështjes.

Ish-shefi i sherbimeve sekrete, i rikthyer ne Shqiperi, pas një mërgimi te gjatë prej 8 vjetësh, menjëhere pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, ka deklaruar shkurtimisht ditët e fundit se ai ishte interesuar per çështjen Hoxha, kur ishte ende ne detyre, por ka mohuar që shërbimet sekrete mund te jenë përshirë në rrëmbimin e tregtarit.

Ky rrëmbim misterioz u rikthye në vëmendje pas denoncimit tek organizata Amnesty International, te familjarëve të zotit Hoxha dhe pasi shtypi i kohes akuzoi qe atehere drejperdrejt shërbimet sekrete të drejtuara nga zoti Gazidede.

XS
SM
MD
LG