Lidhje

Shpërthimet vrasin të paktën 16 vetë në Bagdad


Policia irakiane thotë se të paktën 16 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën sot në një seri sulmesh brenda dhe përreth Bagdadit.

Në një nga shpërthimet më të përgjakshme, policia thotë se një tjetër makinë-bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 6 vetëve dhe plagosjen e 27 të tjerëve në qendër të Bagdadit.

Të paktën tre vetë u vranë dhe të paktën 12 të tjerë u plagosën, kur një autor sulmi hodhi veten dhe makinën që drejtonte në erë pranë një tregu në Bagdadin Qendror.

Në Bagdadin Lindor, policia tha se një bombë më anë të rrugës kundër një patrulle irakiane vrau një ushtar dhe plagosi katër civilë.

Ndërkohë, Në Londër, sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beket, tha se Iraku ndodhet në një pikë kritike dhe rrezikohet të shkasë edhe më tej në kaos e dhunë.

Duke folur sot në një institut studimesh, ajo tha gjithashtu se trupat britanike do të qendrojnë në Irak përsa kohë të dëshërojë qeveria e Bagdadit. //az//

XS
SM
MD
LG