Një organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara thotë se ka në plan të ngrejë një padie në një gjykatë gjermane kundër sekretarit amerikan të mbrojtjes, Donald Ramsfeld, për rolin e tij në sanksionimin e torturës për të burgosurit që mbahen nga qeveria amerikane.
Në një deklaratë, Qendra për të Drejta Kushtetuese thotë se do të ngrejë të martën padi kundër Sekretarit Rumsfeld në një gjykatë gjermane.
Avokatët e organizatës thonë se kjo çështje në fund të fundit do të përqendrohet në përgjegjësinë e zyrtarëve të lartë amerikanë në autorizimin e krimeve të luftës gjatë luftës kundër terrorizmit.
Ata thonë se padia lidhet me një padi në vitin 2004 e cila është hedhur poshtë. Avokatët thonë se çështja e re sjell prova të tjera të rëndësishme pas dorëheqjes së zotit Ramsfeld.
Pantagoni nuk ka bërë ende ndonjë koment. Ligji i juridiksionit universal në Gjermani lejon që gjykatat gjermane të dëgjojnë padi nga e gjithë bota.