Lidhje

Forcat e koalicionit vrasin pesë vajza irakiane


Ushtria amerikane thotë se forcat e koalicionit në Irak vranë 5 vajza gjatë një përleshjeje me kryengritësit në Ramadi. Kryengritësit i kishin përdorur ato si mburoja. Ushtria tha se vrasjet janë një kujtesë tragjike se kryengritja në Irak prek të gjithë banorët e vendit.

Ndërkohë, ligjvënësit irakianë e zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë, ndërkohë që ne sulme të reja u vranë të paktën pesë persona. Gjendja e jashtëzakonshme ka qënë në fuqi në Irak për më shumë se dy vjet. Zyrtarët e sigurisë thanë se të paktën katër persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën nga dy shpërthime me autobombë në Bagdat.

Policia tha se shpërthimet e njëpasnjëshme ndodhën pranë spitalit kryesor të Yarmukut, në perëndim të Bagdatit. Në qytetin e Kirkukut zyrtarët thanë se guvernatori i provincës i shpëtoi një përpjekjeje për atentat, kur një person hodhi veten në erë në afërsi të autokolonës së zyrtarit. Të paktën një kalimtar u vra dhe më shumë se 15 persona të tjerë u plagosën në këtë sulm. //rd//

XS
SM
MD
LG