Lidhje

Shtetet e Bashkuara përfshihen nga stuhi dimërore


Një stuhi e madhe bore ka përfshirë pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar shtyrjen e qindra fluturimeve, mbylljen e shkollave dhe mbuluar autostradat me borë e akull. Metereologët amerikanë thonë se stuhia u përhap dje në zonën nga Teksasi e Oklahoma, deri në Miçigan, dhe janë janë dhënë paralajmërime për stuhi bore në pjesë të Oklahomës.

Shërbimi Kombëtar për Motin thotë se përgjegjëse për gjendjen janë dy masa ajrore që u përplasën dhe shkaktuan shira të dendura, shi të ngrirë, shtrat bore dhe borë në Southern Plains, pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara dhe luginën e Misisipit.

Zyrtarët kanë shpallur gjendje gatishmërie për stuhi dimërore në pjesë të Indianës Veriore, Miçiganit të Jugut dhe Wisconsinit Juglindor. Shoferët në shumë zona po këshillohen të jenë të kujdesshëm. //az//

XS
SM
MD
LG