Lidhje

Nikolas Bërns: Ambasadori rus në Beograd mund të jetë cituar gabim


Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns shprehu habi ndaj komenteve që sipas shtypit ka bërë ambasadori rus në Serbi sipas të cilit vendi i tij mund t’i verë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Zoti Burns tha se ambasadori Aleksander Aleksejev mund të jetë cituar gabim në njoftimin e dhënë. Ai tha se nuk mund ta besojë që një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të mund të kërcënojë me një veto të tillë pa pritur që ndërmjetësi i OKB-së Martti Ahthisaari të paraqesë propozimet e tij për të ardhmen e Kosovës. Ambasadori rus u citua dje nga televizioni i pavarur serb B92. //rd//

XS
SM
MD
LG