Lidhje

Austri: Arrestohet një shqiptaro-amerikan i akuzuar nga Mali i Zi


Policia malazeze thotë se autoritetet autriake arrestuan një shtetas amerikan me origjinë shqiptare, i cili akuzohet për organizimin e një kryengritjeje në Mal të Zi. Policia thotë se Dodë Lucaj u arrestua dje në aeroportin e Vjenës, kur po merrte avionin për në Shtetet e Bashkuara.

Mali i Zi e ka akuzuar zotin Lucaj se ka lidhje me grupin prej 18 shqiptarësh, shumica e të cilëve u arrestuan në shtator në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi.

Arrestimi i tij u bë një ditë pasi autoritetet e akuzuan grupin për planifikim të një serie sulmesh që do të kishin objektiv krijimin e një rajoni autonom për pakicat shqiptare në pjesën lindore të Malit të Zi. Nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të dënohen deri me 15 vjet burg.

XS
SM
MD
LG