Lidhje

Zoti Fatmir Sejdiu zgjidhet ne krye të LDK-së


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u zgjodh sot kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia më e madhe në vend, me një diferencë prej vetëm 29 votash përballë rivalit, ish-kryetarit të Parlamentit Nexhat Daci. Votimi për zotin Sejdiu u bë i hapur dhe rezultati i votimit u pranua nga të gjitha palët. Gjatë punimeve të kuvendit të LDK-së zoti Sejdiu shpalosi një program konkret për zhvillimin e Kosovës ndërkohë që zoti Daci premtoi se do të bashkëpunojë me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike, i cili është i pari në këtë post pas viteve të tëra gjatë të cilave partia u drejtua nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

XS
SM
MD
LG