Lidhje

Ban Ki Mun bën betimin si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së


Ish Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Ban Ki Moon bëri sot betimin në Nju Jork si Sekretari i Tetë i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

62-vjeçari Ban Ki Moon premtoi se do t’u përmbahet standarteve më të larta etike dhe do të udhëheqë me shembullin e tij personal.

Shefi i deritanishëm i OKB-së, ganezi Kofi Anan, e vlerësoi lart zotin Ban për karrierën e tij të gjatë dhe të shquar në diplomaci. Ai tha se zoti Ban ka përpara tij vitet më premtuese. Zoti Anan tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara bëjnë sot më shumë se kurrë ndonjëherë por puna e tyre ende nuk ka përfunduar.

Ban Ki Moon e merr postin e ri në mesnatën e 1 janarit, kur të largohet zoti Anan, pas 10 vjetësh në krye të OKB-së. Zoti Ban tha sot se rikthimi i besimit do të jetë përparësia e tij kryesore. Ai ka thënë më parë se riorganizimi i burokracisë së OKB-së do të zerë një vend të rëndësishëm në punën e tij.//lk

XS
SM
MD
LG