Lidhje

Raport i ri i Pentagonit për gjendjen në Irak


Vetëm pak orë pasi Sekretari i ri i Mbrojtjes, Robert Gates filloi nga detyra, departamenti i tij lëshoi raportin tre mujor mbi gjendjen në Irak që pëshkruan një situatë të vështirë të karakterizuar nga dhuna në rritje dhe bllokimi politik. Në raport thuhet se ushtria shiite Mahdi po bëhet një kërcënim gjithnjë e më i madh për sigurimin e vendit. Korrespondenti ynë Al Pessin na informon nga Pentagoni.

Raporti i titulluar Vlerësimi i Stabilitetit dhe Sigurimit në Irak vë në dukje se sulmet janë shtuar me 22 përqind duke shkaurnë një mijë në javë. Në raport thuhet gjithashtu se dy të tretat e sulmeve kanë në shënjestër forcat e koalicionit, por pjesa tjetër e sulmeve që kanë si objektiv forcat e sigurimit dhe civilët janë shumë të të rrezikshme. Raporti vë në dukje se dhuna është përqendruar vetëm në Bagdad dhe në tri provinca të tjera, Anbar, Salah a-Din, Diyala, por në këto zona jeton 37 përqind e popullatës së vendit.

Për rasetet më të mëdha të dhunës raporti fajëson milicitë sektare, kryesisht ushtrinë Mahdi të klerikut shiit, Moqtada al-Sadr, që ka “efektin më negativ për gjendjen e sigurimit në Irak”. Në raport thuhet se kjo milici ka zëvendësuar terroristët e al-Qaidës duke sjellë numrin më të madh të viktimave në radhët e civilëve në Irak dhe është bërë kërcënimi më i madh për forcat e koalicionit. Raporti e quan ushtrinë Mahdi si "burimin më të rrezikshëm të dhunës sektare në vend”.

Ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Peter Rodman, thotë se dhuna sektare është rezultat i shpërthimit në një objekt të shenjtë shiit në qytetin Samara në muajin shkurt.

“Në Samara, kryengritësit arritën atë që mund të quhet sukses i pjesëshëm strategjik në Samara, i shkaktuar nga dhuna sektare”.

Gjeneral lejtnanti, John Sattler, Drejtor i planeve dhe politikës strategjike të ushtrisë amerikane, thotë se duhet bërë patjetër diçka për thyerjen e ciklit të dhunës.

“Dhuna është shtuar me ritëm shumë të shpejtë. Ne duhet ta ndërpresim këtë cikël të vazhdueshëm dhune sektare. Kjo është sfida kryesore që ne kemi tani përballë. Unë do të thosha se ekstremistët nga të dy palët duhet të goditen me forcë”.

Por gjenerali Sattler dhe ndihmës sekretari i Mbrojtjes Rodman thonë se nuk është marrë ndonjë vendim i përbashkët amerikano-iranian për ta shpallur ushtrinë Mahdi si grup armik, që do të çonte në veprime të drejtpërdrejta të ushtrisë amerikane dhe asaj irakiane kundër saj. Zoti Rodman thotë se kjo është pjesë e shqyrtimit nga Presidenti Bush të politikës amerikane në Irak, që pritet të përfundojë në muajin janar.


Raporti i Pentagonit i bën thirrje qeverisë së Irakut të bëjë më shumë në drejtim të pajtimit kombëtar, që do të sillte pakësimin e dhunës. Në raport thuhet se qeveria irakiane është përpjekur, por përpjekjet e saj “nuk kanë qënë që suksesshme”. Megjithatë zoti Rodman ka shpresë.

“Qeveria po përpiqet të bëjë atë që është e nevojshme, të jetë nukli i tërheqjes rreth saj të gjitha komunitetit dhe të krijojë unitet. Ky është synimi i tanishëm. Dhe askush nuk duhet të paragjykojë se këto përpjekje do të dështojnë”.

Zoti Rodman vlerësoi përpjekjet e Kryeministrit të Irakut, Nouri al-Maliki, për t’i tërhequr dhe bërë presion grupee të ndryhsme, që të bashkëpunojnë me qeverinë. Por raporti vë në dukje se “partitë politike të Irakut janë shpesh të pavullnetëshme ose të paafta të zgjidhin konfliktet përmes kompromiseve” dhe disa politikanë mbështesin grupet e dhunshme edhe ndërkohë që marrin pjesë në qeveri.

Raporti nuk bën ndonjë spekulim për nivelin e trupave ameriknae në të ardhmen, por thotë se nëse e lejojnë kushtet e sigurisë, forcat e koalicionit do të largohen nga qytetet irakiane, do të operojnë nga një numër më i vogël bazash në mbarë vendin dhe do të kryejnë më pak operacioni të mëdha. Raporti nuk bën thirrje për shtimin e programeve stërvitore për trupat irakiane, siç rekomandoi grupi i pavarur studimor për Irakun në fillim të muajit. Por raporti thekson se forcat irakiane duhet të shtojnë aftësitë e tyre, veçanërisht në aspektin llogjistik.

Raporti është gjithashtu tepër kritik ndaj Iranit dhe Sirisë dhe i akuzon ato se sabotojnë qeverinë irakiane, duke mbështetur kryengritësit dhe milicitë sektare.

XS
SM
MD
LG