Lidhje

Grupi Ndërkombëtar i Krizave bën thirrje për zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës


Grupi Ndërkombëtar i Krizave tërhoqi vemendjen sot per rreziqet që mund të vijne nga shtyrja e metejshme e procesit për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës.

Në një raport të ri që nxorri sot kjo organizatë, thuhet se një proces i gjymtuar i statusit që nuk do të arrinte të konsolidonte perspektivën e një shteti për Kosovën brenda kufijve aktualë dhe që do të kufizonte mbështetjen nga ana e Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjera dhe do të krijonte terren për rifillimin e proceseve të reja destruktive.

Grupi i Krizave paralajmëron se ndjenja e pakënaqësisë që do të krijohej me këtë rast, do të pushtonte shqiptarët e të gjithë rajonit, duke forcuar një ideologji pan-shqiptare, që do të rrezikonte kufijtë ekzistues dhe ndoshta edhe do të forconte terrenin për islamizmin radikal.

Disa zyrtarë druhen se komuniteti ndërkombëtar mund të mos jetë në gjendje t’i kushtojë energjinë dhe vullnetin e nevojshëm zgjidhjes së statusit të Kosovës, nëse nuk ndodh ndonjë krizë në terren.

Organizata prestigjioze jo qeveritare i bën thirrje Grupit të Kontaktit që të mos lejojë shtyrje të mëtejshme dhe t'ia kalojë çështjen e statusit Këshillit të Sigurimit pa vonesë, për të mos u hapur shteg skenareve të dhunës që disa diplomatë dhe zyrtarë ndërkombëtarë thonë se mund të ndodhin.

Organizata sugjeron gjithashtu që Këshilli Evropian t’u kushtojë më shumë vëmendje përgatitjeve dhe kërkesave për marrjen e përgjegjësive pas statusit në Kosovë. Presidenca gjermane e BE-se, thuhet në raport, duhet ta bëjë përparësi të saj qëndrimin e njëzëshëm të vendeve anëtare në mbështetje të propozimit të zotit Ahtisaari.

Po ashtu, në raport rekomandohet që Këshilli i Sigurimit të veprojë me shpejtësi dhe pozitivisht kur të marrë propozimin dhe ta kuptojë se vonesat mund të shkaktonin një krizë që do ta detyronte atë ta merrte në shqyrtim Kosovën.

Institucionet e Kosovës, vë më tej në dukje Grupi i Krizave, duhet të forcohen për t'u bere me legjitime dhe për të ushtruar përgjegjësitë e reja. Serbia, thuhet më tej, duhet nxitur për t'u angazhuar maksimalisht në projektin për pavarësinë e Kosovës për të nxjerrë përfitime maksimale afat-gjata për vetë Serbinë dhe komunitetin serb në Kosovë.

XS
SM
MD
LG