Lidhje

Kërkohet ndërhyrje nga presidenti Moisiu për zgjidhjen e krizës


Lëvizja Socialiste për Integrim në opozitë dhe dy parti të koalicionit të djathtë qeveritar, demokristianët dhe Bashkimi i të Drejtave të Njeriut kërkuan sot që presidenti Moisiu të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës elektorale.

Të tre partitë të cilat së bashku numërojnë 17 deputetë kanë propozuar thirrjen nga kreu i shtetit të një tryeze urgjente të forcave politike në mënyrë që sipas tyre të arrihet një zgjidhje që do garantonte standartet e domosdoshme për zgjedhje të lira e të ndershme. Ashtu si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe dy partitë e djathta janë shprehur publikisht për nevojën e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. //rd//

XS
SM
MD
LG