Lidhje

Ndalohen në Bagdad disa iranianë të dyshuar për nxitjen e sulmeve kundër trupave irakiane


Shtëpia e Bardhë tha se ndalimi në Bagdad i disa iranianëve të dyshuar për nxitjen e sulmeve kundër trupave irakiane vërteton pretendimet amerikane për ndërhyrjen e Iranit në punët e brëndshme të Irakut.

Një zëdhënës tha dje se zyrtarët amerikanë duan të përfundojnë hetimet rreth iranianëve të ndaluar, para se të karakterizojnë veprimtarinë e tyre.

Ai tha se 2 të ndaluar me imunitet diplomatik iu dorëzuan autoriteteve irakiane, ndërkohë që zyrtarët amerikanë po bashkëpunojnë me qeverinë irakiane lidhur me statusin e të ndaluarve të tjerë.

Forcat amerikane në Bagdat ndaluan disa iranianë gjatë sulmeve, që u kryen javën e kaluar.

Zyrtarët irakianë thanë se presidenti Xhalal Talabani kishte ftuar 2 prej iranianëve në kryeqytet dhe se ishte i pakënaqur që forcat amerikane i kishin ndaluar ata.

Në lajme të tjera, trupat britanike vranë shtatë persona të armatosur dhe shkatërruan një stacion policor në qytetin Basra të Irakut për të ndalur oficerë rebelë të përdornin ndërtesën për të kryer krime.

Në Bagdat, policia irakiane tha se një autobombë shpërtheu në një lagje të madhe shiite, duke vrarë të paktën 10 persona. //ze//

XS
SM
MD
LG