Lidhje

Presidenti Bush takon ligjvënës republikanë, skeptikë për Irakun


Presidenti Bush u takua me ligjvënës republikanë që kanë shprehur mosbesim për planin e tij për shtimin e trupave amerikane në Irak, në përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou, tha se anëtarët e Kongresit, që u takuan me presidentin janë ‘të paktën skeptikë’, siç u shpreh ai, rreth planit të administratës për të dërguar edhe 21 mijë trupa në Irak.

Një republikan me peshë, senatori Çak Hejgël, po bashkëpunon me 2 demokratë të njohur që të paraqesë një rezolutë jo detyruese në Senatin amerikan për të kundërshtuar planin e presidentit për dërgimin e trupave shtesë.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësusve po punojnë për një rezolutë të ngjashme, e cila do t’i detyronte republikanët që të shprehin hapur qëndrimin e tyre lidhur me shtimin e trupave. Senatorja demokrate, Hillëri Klinton, thotë se është kundër planit të Presidentit për shtimin e forcave amerikane në Irak. Ajo ka bërë thirrje për shtimin e trupave në Afganistan.//lk

XS
SM
MD
LG