Lidhje

Kryeministri i Malit të Zi vuan nga një tumor në mushkëri


Zyrtarët të shendetësisë në Mal të Zi thonë se kryeministri Zhelko Sturanoviç vuan nga një tumor në mushkëri, por është në gjendje të vazhdojë punën.

Një grup mjekësh specialistë në qendren klinike të Malit të Zi thanë sot se në mushkërinë e zotit Sturanoviç është krijuar një tumor tepër i veçantë.

Në deklaratën e spitalit thuhet se specialistët rekomandojnë më pak ngarkesë pune për kryeministrin, i cili do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor disa ditë në muaj. Zoti Sturanoviç, i cili ka qënë ministër i drejtësisë, zëvendësoi zotin Milo Djukanoviç tetorin e kaluar.

Agjencia e lajmeve malazeze, MINA, njofton se doktorët e qendrës klinike kanë premtuar se do të mbajnë publikun të informuar rreth gjendjes shëndetsore të kryeministrit.

XS
SM
MD
LG