Lidhje

Gejts: SHBA nuk kanë në plan një luftë me Iranin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të hyrë në luftë me Iranin. Ai u tha sot gazetarëve se Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’u kundërvihen përpjekjeve të Iranit për të mbështetur kryengritësit në Irak.

Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi në Pentagon së bashku me shefin e shtatmadhorisë Piter Pejs. Që të dy ata lanë të kuptohet se ekzistojnë prova në rritje të implikimit iranian në sulmet e kryengritësve në Irak, sidomos në teknologjinë dhe materialet të cilat ata venë në dispozicion për ndërtimin e bombave më të fuqishme. Por zoti Gejts tha se nuk e di nëse qeveria iraniane ka gisht në këto veprime.

Pentagoni po dërgon në Gjirin Persin një aeroplanmbajtëse të dytë. Zoti Gejts tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po përpiqen që përmes mjeteve diplomatike të mos e lejojnë Iranin të pasurojë uraniumin.//lk

XS
SM
MD
LG