Lidhje

Dhuna mes Hamasit dhe Fatahut shkakton vdekjen e 17 personave


Nga shkallëzimi i dhunës së sotme në Rripin e Gazës midis fraksioneve rivale palestineze, Hamas dhe Fatah, humbën jetën të paktën 17 persona. Zyrtarët e Hamasit dhe të Fatahut njoftuan se kanë rënë dakort për një armëpushim të ri, por nuk është e qartë në se ndonjë marrëveshje e re do të respektohet. Armëpushimet e mëparshme janë shkelur shumë shpejt.

Dy zyrtarë të lartë të Fatahut ishin midis viktimave të sotme. Vala e fundit e dhunës vjen një ditë pasi armëpushimi disa ditor i ndërmjetësuar nga Egjypti nuk u respektua. Gjashtë vetë u vranë në dhunën e djeshme. Militantët e Hamasit sulmuan zyrat e presidentit Mahmud Abas në Gaza dhe një stacion radioje të lëvizjes së tij Fatah. Presidenti Abas ka bërë thirrje për qetësi dhe u kërkoi të gjitha palëve të ndalin dhunën.//lk

XS
SM
MD
LG