Lidhje

Demonstruesit palestinezë përleshen me policinë


Demonstruesit palestinezë u përleshën me policinë, ndërkohë që Izraeli filloi punimet për të riparuar një objekt në një vend të shenjtë mysliman në Jeruzalem.

Disa protestues u arrestuan në të tretën ditë me protesta kundër riparimeve që po i bën Izraeli një trotuari që të çon në xhaminë Al-Aksa, qendra e tretë më e shenjtë për myslimanët.

Punëtorët u kthyen në objektin e shenjtë të shoqëruar me një numër i konsiderueshëm forcash sigurimi.

Më parë, në një mbledhje të kabinetit, kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se punimet duhet të vazhdojnë pasi rruga për në xhami është bërë e rrezikshme. Kabineti votoi njëzëri për rifillimin e riparimeve, megjithëse 3 ministra abstenuan.

Në zhvillime të tjera, Presidenti palestinez Mahmud Abaz tha sot në një konferencë për shtyp se bisedimet 3 palëshe këtë muaj ndërmjet tij, kryeministrit izraelit Olmert dhe Sekretares amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs, do të përqëndrohen në çështjet e statusit përfundimtar për krijimin e një shteti palestinez. //kk//

XS
SM
MD
LG