Lidhje

Irak: 76 të vrarë, 165 të plagosur


Policia irakiane thotë se nga shpërthimet me bombë në dy tregje kryesisht shiite të Bagdatit humbën jetën të paktën 76 veta dhe u plagosën rreth 165 të tjerë.

Incidenti më i përgjakshëm ishte ai në tregun Shorja, ku policia tha se 3 makina bombë shpërthyen brënda një kohe të shkurtër duke vrarë të paktën 71 veta.

Policia tha se një sulm me bombë në një treg tjetër aty afër shkaktoi të paktën 5 të vrarë.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme tha se policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, mes tyre dy të huaj.

Shpërthimet me bomba goditën Bagdatin, ndërkohë që banorët përkujtonin përvjetorin e parë, sipas kalendarit islamik, të një sulmi ekstremist suni kundër një tempulli të shenjtë në Samara. Shkatërrimi i xhamisë në Samara fajësohet për zhytjen e Irakut në aktet e dhunshme sektare. //ze//

XS
SM
MD
LG