Lidhje

Prishtinë: Gjykata vendos paraburgim me 30 ditë për Albin Kurtin


Një Gjykatë në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, bënë të ditur zyrtarët e policisë në Kosovë, por pa dhënë hollësi të tjera rreth këtij vendimi.

Në njoftim thuhet se Albin Kurti është paraqitur para gjykatësit lidhur me demonstratat e 10 Shkurtit 2007 dhe gjykatësi ka urdhëruar mbajtjen e tij edhe për 30 ditë të tjera.

Zoti Kurti i cili drejton lëvizjen vetëvendosja, një lëvizje e cila kundërshton bisedimet për statusin e Kosovës, është arrestuar të shtunën pas protestave të organizuara nga kjo lëvizje, të cilat u shpërndanë me forcë nga policia e Kombeve të Bashkuara dhe Shërbimi Policor i Kosovës.

Dy veta humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë e cila përdori gaz lotsjellës, plumba kauçuku dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestat e drejtuara kundër propozimit të krye negociatorit ndërkombëtarë për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari dhe kundër ekipit të negociuesve të Prishtinës.//ii

XS
SM
MD
LG