Lidhje

Kosovë: KFOR fillon manovrat


Paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë, fillojnë të djelën stërvitjet ushtarake pesëditëshe me emrin e koduar "Skifteri i Ballkanit".

Sipas zyrtarëve të NATO-s, gjatë këtyre stërvitjeve, KFOR-i do të vërë në provë qëndrueshmërinë dhe kapacitetet e njësive të tij, si dhe të demonstrojë përkushtimin ndaj paqes e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Aktualisht në Kosovë shërbejnë rreth 17 mijë ushtarë të KFOR-it dhe, sipas autoriteteve të NATO-s, ky numër do të mbetet i pandryshuar, të paktën, deri në fund të këtij viti për shkak të periudhës së ndjeshme në të cilën ndodhet Kosova. //az//

XS
SM
MD
LG