Lidhje

Uilliam Kohen: Kosova duhet të marrë pavarësinë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes në kohën e fushatës së NATO-s në ish Jugosllavi në vitin 1999, Uilliam Kohen, mendon se Kosova duhet të marrë pavarësinë megjithë pretendimin e Serbisë se kjo do të ishte shkelje e parimeve të ligjit ndërkombëtar.

Do të ishte gabim për Rusinë nëse ajo qendron në anën e Serbisë, tha zoti Kohen. Është e qartë, tha ai, se Rusia ka lidhje me Serbinë por Kosova duhet të jetë e pavarur. Ajo do të bëhet e pavarur dhe kjo është e pashmangëshme, tha ai.

Nuk mendoj, vazhdoi zoti Kohen, se Rusia ose Serbia duan t‘i rikthehen fushatës ushtarake.

Duke folur për pranimet e reja në NATO, zoti Kohen tha se ftesa për anëtarësim në NATO nuk është diçka që vjen automatikisht. Dyert e NATO-s janë të hapura por për të arritur atje, tha ai, vendet që aspirojnë për anëtarësim duhet të ngjisin shkallë shumë të vështira, ku përfshihet kontributi për sigurinë, vendosja e ekonomisë së tregut, vënia e ushtrisë nën varësinë e rendit civil dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Këto rregulla, tha zoti Kohen, vlejnë gjithashtu për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, vende në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.//ii

XS
SM
MD
LG