Lidhje

Kompania Airbus do të shkurtojë 10 mijë vende pune


Kompania më e madhe në botë për prodhimin e avionëve komercialë do të shkurtojë 10 mijë vende pune gjatë katë vjetëve të ardhshëm dhe do të shesë disa pjesë të uzinave të saj ose që të gjashta këto uzina.

Kompania Airbus ka tani 56 mijë punonjës dhe planifikon të shkurtojë 4 mijë e 300 në Francë, 3 mijë e 700 në Gjermani, 1 mijë e 600 në Britani dhe 400 në Spanjë.

Airbus është dëmtuar nga vonesat në prodhimin e avionëve A-380, gjë që i kushtoi kompanisë më shumë se 6 miliardë dollarë humbje.

Një shkak tjetër ka qënë rënia e vlerës së dollarit krahasuar me euron. Avionët janë të vlerësuar në dollarë, por shumë nga kompanitë furnizuese duhet të paguhen në euro, duke pakësuar kështu fitimet e kompanisë.

Sindikatat e punëtorëve të Airbusit janë zotuar se do të luftojnë kundër ndryshimeve në përpjekje për të shpëtuar vendet e punës. //kk//

XS
SM
MD
LG