Lidhje

Vdiq historiani i njohur amerikan Artur Shlesinxher


Vdiq në moshën 89-vjeçare historiani i njohur dhe ish këshilltari presidencial, Artur Shlesinxher. Ai vdiq mbrëmë në një spital të Nju Jorkut pas një krize të zemrës që pësoi në një restorant të Manhatanit.

Shlesinxher ka shkruar dhjetra libra rreth historisë sociale dhe politike të Amerikës, duke përfshirë një kronikë nga vitet e Presidentit Xhon Kenedi në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka qenë ndihmës i posaçëm i Presidentit Kenedi. Shlesinxher ka shkruar edhe një biografi të vëllait të Presidentit, Robert Kenedi si dhe libra për ish presidentët Andrju Xhekson dhe Franklin Ruzvelt. Për shkrimet e tij ai ka fituar dy çmime Pulicer dhe dy çmime Kombëtare të Librit.

Shlesinxher ka hartuar deklarata për presidentin Ruzvelt gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka qenë gjithashtu analist në agjencinë amerikanë që i parapriu CIA-s. Shkrimet e tij ndihmuan për t’i dhënë formë filozofisë liberale amerikane të pasluftës, e cila mbështeste politikat e brendshme të Ruzveltit dhe dënonte komunizmin. //ii

XS
SM
MD
LG