Lidhje

Policia ruse shpërndan demonstruesit në sheshin e Shën Petersburgut


Forcat ruse të ndërhyrjes së shpejtë shpërndanë mijëra protestues të opozitës në sheshin kryesor të Shën Petersburgut, duke ndaluar të paktën 20 pjesmarrës në protesta.

Më shumë se dy mijë demonstrues u mblodhën sot nën parrullën "Marshi i Mospajtimit", një demostrim i organizuar nga grupi opozitar, i quajtur Rusia Tjetër. Demonstruesit mbanin pankarta dhe hidhnin parulla anti-qeveritare, duke kaluar një prej kordonëve të policisë në qendër të Shën Petersburgut e duke marshuar drejt shëtitores qëndrore. Ata bllokuan trafikun deri sa policia i largoi me forcë.

Qeveria refuzoi t'i jepte lejen opozitës për të zhvilluar demonstrimin, i cili po mbahet përpara zgjedhjeve vendore. Ajo i sugjeroi opozitës që të grumbullohej në një tjetër vend, jashtë qendrës së qytetit. Opozita e akuzon qeverinë për korrupsion dhe ushtrim presioni. Kritikët e akuzojnë gjithashtu Kremlinin që po saboton punën e institucioneve demokratike dhe ushtron kontroll mbi median. //rd//

XS
SM
MD
LG