Lidhje

Rusi: Këshilli i Sigurimit Kombëtar po harton doktrinën e re ushtarake


Këshilli rus i Sigurimit Kombëtar njoftoi se po harton një doktrinë të re ushtarake për vendin.

Në një deklaratë që u bë publike sot nuk përmendeshin direkt Shtetet e Bashkuara ose planet e tyre për instalimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat në Evropën Qendrore.

Por deklarata i referohej zhvillimit dhe përforcimit të forcave të NATO-s si një prej faktorëve globalë, që ia bëjnë Moskës të nevojshme të ndryshojë strategjinë ushtarake.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar ashpër planet e Shteteve të Bashkuara për dislokimin në Poloni dhe në Republikën Çeke të një sistemi të mbrojtjes nga raketat.

Zoti Putin i akuzoi Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar për nxitjen e një gare globale armatimesh. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se synimi i këtij sistemi është mbrojtja e aleatëve evropianë nga sulme të Iranit ose të Koresë së Veriut. //ii

XS
SM
MD
LG