Lidhje

Në Hagë fillon gjyqi ndaj Ramush Haradinajt


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, e përshkroi ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj si gangster dhe përgjegjës për vrasje të egra.

Ajo e bëri deklaratën në hapje të gjyqit të zotit Haradinaj, i cili bashkë me dy të pandehur të tjerë, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj përballen me 37 akuza që përfshijnë përdhunime, tortura, rrëmbime dhe deportime me dhunë në vitin 1998 në Kosovë.

Prokurorët thanë se të pandehurit ndërmorrën një fushatë spastrimi etnik për të dëbuar nga Kosova forcat serbe dhe mbështetësit e tyre. Ata thanë se, megjithëse zoti Haradinaj mund të mos i ketë kryer vetë të gjitha krimet, ai është përgjegjës për akte të paligjshme të forcave të tij si pjesë e një “sipërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Zonja Del Ponte tha gjithashtu se dëshmitarët e palës akuzuese janë kërcënuar vazhdimisht dhe shpesh kanë patur frikë të dalin para gjyqit. Ndërkohë, sot disa mijra njerëz marshuan në Deçan të Kosovës perëndimore në mbështetje të zotit Haradinaj.//lk

XS
SM
MD
LG