Lidhje

SHBA: Ish këshilltari Libi, fajtor


Në Uashington, një juri gjeti fajtor ish-këshilltarin e lartë të nënpresidentit Çeni, Luis Skuter Libi, në 4 prej 5 akuzave, për pengim të drejtësisë, gjatë një hetimi lidhur me publikimin e emrit të një agjenteje të CIA-s.

Zoti Libi ishte akuzuar se kishte gënjyer hetuesit federalë dhe një juri në gjyqin paraprak për të përcaktuar se kush e kishte bërë publik emrin e oficeres së agjencisë së zbulimit Valeri Plame, e cila gjatë asaj kohe punonte si agjente e fshehtë.

Zonja Plame është gruaja e ish diplomatit Xhosef Uillson, i njohur si kritikues i hapur i administratës së presidentit Bush lidhur me arsyet e ndërmarrjes së sulmit kundër Irakut në vitin 2003.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë thotë se presidenti Bush e repeskton vendimin e jurisë për shpalljen fajtor të të pandehurit, por se i vjen keq për Libin dhe familjen e tij. Kryeprokurori i çështjes Libi, Patrik Ficxherald tha se është për të ardhur keq që një zyrtar i nivelit të lartë që punonte për nën presidentin gënjeu dhe pengoi drejtësinë. //rd//

XS
SM
MD
LG