Lidhje

Departameti i Shtetit u jep Medaljen e Guximit 10 grave aktiviste


Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, Departameti amerikan i Shtetit u dha dje Medaljen e Guximit 10 grave nga 8 vende të ndryshme të botës. Ato cilësohen si udhëheqëse në kauzën e mbrojtjes së të drejtave të grave.

Qeveria amerikane e përmend shpesh shtypjen e grave nën ish regjimin taleban të Afganistanit. Administrata e Presidentit Bush e cilësoi çlirimin e grave si një nga fitoret e luftës kundër talebanëve. Në vitin 2005, u arrit që me ligj, një në çdo katër vende në Asamblenë e Afganistanit t’i rezervohej grave. Këtë vit, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi të nderojë me Medaljen e Guximit 10 gra aktiviste dhe dy prej tyre janë nga Afganistani. Ja si u shpreh Sekretarja e Shtetit Rice në ceremoninë e rastit:

"Këto gra janë pioniere në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe po japin kontribut të rëndësishëm në fushat e politikës, ligjit, arsimit dhe të drejave të njeriut, në biznes, në shkencë dhe në gazetari",- tha zonja Rajs.

10 gratë që morën medalje janë: profesoresha Siti Musdal Mulla nga Indonezia, gazetarja Ilze Jaunal-ksene nga Letonia; doktoreshë Samia al-Amoudi, nga Arabia Saudite; politikania Marija Ahme Didi nga ishujt Maldive; mbrotjtësja e të drejatve të njeriut Sara Susana de Valle Trimarco de Veron, nga Argjentina; specialistja për shkencat politike Sundus Abbas dhe politikania nga Iraku Shatha Abdul Razzak Abbous. Tre fitueset e tjera të medaljes janë nga Zimbabveja, ku gratë kanë protestuar për atë që organizata Human Rights Watch e ka cilësuar si një vend me kushte jo të mira sociale, ekonomike dhe për të drejtat e njeriut.

Xhenifer Luiz Uilliamsit ja dha medaljen Nënsekretarja amerikane e Shtetit Paula Dobriansky:

"Zonja Williams, ka përjetuar arrestimin, kërcënimet dhe abuzimin seksual, tha ajo. Dy gratë afgane u cituan për punën e tyre në mbrojtjen e grave nga dhuna.", tha Nënsekretarja.

Dy gratë afgane u cituan për punën e tyre në mbrojtjen e grave nga dhuna. Aziza Siddiqi shkon fshat më fshat për t’u mësuar grave si t’i mbrojnë të drejtat e tyre.

Sekretarja e Shtetit tha se demokracia nuk mund të vendoset pa fuqizimin e grave:

"Ne nuk do të lejojmë që gratë dhe vajzat të shiten në kushtet e skllavërisë moderne. Ne nuk do të lejojmë që grave dhe vajzave t’u mohohet e drejat e arsimit. Nuk do t’i lejojmë të ashtuquajturat “vrasje nderi” dhe do të bëjmë gjithshka për t’u dhënë fund martesave me detyrim",-tha Sekretarja Rajs.

Departamenti i Shtetit ka në plan që çdo vit të nderojë me medalje disa gra, të cilat zonja Rice thotë se përpiqen për të përmirësuar trajtimin që u bëhet grave në botë.//lk

XS
SM
MD
LG