Lidhje

Kryeministri irakian Maliki vlerëson konferencën për Irakun


Kryeministri irakian Nuri al Maliki tha se konferenca ndërkombëtare, që do të zhvillohet nesër në Bagdat, tregon se gjendja në Irak po përmirësohet. Zoti Maliki u tha gazetarëve sot në Bagdat se kjo konferencë është gjithashtu provë se procesi politik në Irak është i fortë dhe i qëndrueshëm.

Kryeministri irakian i bëri këto komente në një central elektrik gjatë një turneu të rrallë nëpër rrugët e Bagdatit. Forcat irakiane dhe ato amerikane janë në javën e tretë të një fushate sigurimi në kryeqytetin irakian. Në konferencën e Bagdadit do të marrin pjesë diplomatë nga vendet fqinje me Irakun dhe anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se në operacionet e sotme forcat e koalicionit në Irak vranë një terrorist dhe kapën 16 të dyshuar të tjerë. Ushtria thotë se mes të ndaluarve është një i dyshuar që mendohet të ketë lidhje me Al-Kaidën dhe që është përgjegjës për rrëmbime, prerje kokash dhe operacione vetvrasëse në rajonet e Ramadit dhe Mosulit.//lk

XS
SM
MD
LG