Lidhje

Kosovë: 600 ushtarë gjermanë bashkohen me trupat amerikane për stërvitje ushtarake


Rreth 600 ushtarë gjermanë iu bashkuan trupave të NATO-s në njësinë operuese shumëkombëshe të Lindjes në Kosovë, njësi kjo që drejtohet nga trupat amerikane.

Ushtarët gjermanë janë pjesë e forcave rezervë të NATO-së që do të marrin pjesë në një stërvitje ushtarake në Kosovë. Zyrtarë të NATO-s thanë se kjo stërvitje është planifikuar më herët dhe nuk ka të bëjë me situatën në Kosovë në prag të zgjidhjes së statusit të saj politik.

Aktualisht në Kosovë shërbejnë rreth 17 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG