Lidhje

Eni italian fiton ankandin për pasuritë e Jukosit të falimentuar


Një filial i firmës italiane të energjisë, ENI fitoi ankandin e fundit të pasurive të gjigandit të falimtuar rus Yukos.

Kompani italiane Eni-nefte-gaz ofroi 6 miliardë dollarë për blerjen e një numri objektesh të Yokosit, mes tyre edhe 20 përqind interes tek Gazpromi, kompania ruse e kontrolluar nga shteti. Mes pasurive të tjera, janë edhe dy filiale të Yukosit, Artik-gaz dhe Ureng-oil.

Po sot kompania Gazprom njoftoi se kishte nëshshkruar një marrëveshje me kompaninë italiane Eni, për të blerë pasuritë e Yukosit nga firma italiane. Javën e kaluar, prodhuesi rus i gazit, Rosneft, ishte fituesi i një tjetër ankandi mepasuritë e Jukosit, duke riblerë rreth 10 për qind të stoqeve të saj, që më parë mbaheshin nga Jukosi i falimentuar.

XS
SM
MD
LG