Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Bush ka në plan të emërojë zotin Xhon Uidhers si ambasador të ri në Shqipëri.
Dr. Uidhers, diplomat karriere, ka qenë Drejtor i Qendrës së Operacioneve në Departamentin e Shtetit. Para kësaj, ai ka qenë Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Veriore dhe Qendrore, po në Departamentin e Shtetit.
Zoti Uidhers ka mbaruar Universitetin e Harvardit dhe e ka marrë doktoratën nga Universiteti i njohur Yale.//lk