Lidhje

Presidenti Bush premton reforma në ligjet e imigracionit


Presidenti Bush premtoi të reformojë ligjet amerikane të imigracionit këtë vit dhe tha se bashkëpunimi i tij me Kongresin për këtë çështje duket premtues. Presidenti e shpalli planin e tij të reformës gjatë një fjalimi që mbajti sot në Juma të Arizonës, pranë kufirit me Meksikën.

Mes propozimeve të Presidentit, ishte një program i punësimit të përkohshëm për imigrantët, masat për pakësimin e trafikimit të imigrantëve përmes kufirit, shpërndarjen e kartave të identitetit të pafalsifikueshme për punëtorët e huaj dhe vënies para përgjegjësive më të mëdha të punëdhënësve që marrin në punë imigrantë të paligjshëm.

Presidenti po kërkon gjithashtu një kompromis mes deportimeve dhe amnistisë për të 11 milion imigrantët e paligjshëm që mendohet se ndodhen në Shtetet e Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG