Lidhje

Gjykata serbe dënon 4 persona lidhur me masakrën e Srebrenicës


Gjykata e Serbisë për Krime Lufte dënoi me burgim 4 pjesëtarë të forcave paralimitare serbe, të cilët shiheshin në një video duke vrarë 6 boshnjakë, të kapur pas marrjes nën kontrollin e forcave serbe të qytetit të Srebrenicës, me banorë kryesisht myslimanë.

Kryegjyqtarja në gjyqin e zhvilluar në Beograd, i cilësoi vrasjet krime lufte kundër popullsisë civile. Videoja që paraqet vrasjet doli në qarkullim në vitin 2005, kur u shfaq në gjyqin për krime lufte ndaj ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Vendimi i sotëm i gjykatës është i pari që merret në Serbi lidhur me masakrën e vitit 1995 ndaj rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, që u kapën nga forcat serbe në Srebrenicë. Ish-komandanti i njësisë paramilitare “Scorpions”, Slobodan Mediç dhe bashkëpunëtori i tij kryesor, u dënuan me nga 20 vjet burgim. Gjykata dënoi të pandehurin e vetëm që e pranoi krimin, Pera Petraseviç, me 13 vjet burg. //rd//

XS
SM
MD
LG