Lidhje

Ekonomia kineze rritet me 11 presje 1 përqind gjatë 3-mujorit të parë


Rritja ekonomike e Kinës arriti shifrën 11 presje 1 përqind gjatë tre muajve të parë të vitit, duke shtuar shqetësimet se qeveria mund të rrisë normat e interesit dhe të marrë masa të tjera për të ngadalësuar ekonominë.

Një raport i ri ekonomik sot i trembi investitorët dhe solli rënie në tregun e aksioneve.

Zyrtarët e qeverisë kineze janë të shqetësuar se shpenzimet e tepruara për uzina të panevojshme dhe asete të tjera mund të rrisin inflacionin dhe të shkaktojnë probleme të tjera ekonomike.

Zyrtarët po përpiqen të mbajnë inflacionin nën 3 përqind, por shifrat e fundit tregojnë se ai është 3 presje 3 përqind.

Pekini ka ngritur tashmë normat e interesit dhe ka marrë masa të tjera për të ulur sasinë e parave në ekonominë kineze.

XS
SM
MD
LG