Lidhje

Presidenti Bush hedh përsëri poshtë thirrjet për një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku


Presidenti Bush hodhi përsëri poshtë thirrjet për caktimin e një afati kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, duke thënë se strategjia e tij e re po shënon përparim. Në një fjalim që mbajti dje në shtetin Miçigan, Presidenti Bush tha se plani kohor që është propozuar minon misionin e forcave amerikane.

Ai tha se vendimi i tij për të dërguar më shumë trupa në Irak deri tani ka përmbushur parashikimet duke ulur nivelin e dhunës sektare në kryeqytet. Presidenti Bush tha se numri i sulmeve sektare ka rënë ndjeshëm në javët që pasuan operacionin e ri të sigurisë.

Por të enjten, udhëheqësi i shumicës në Senat, Heri Rid tha se mendon që lufta në Irak është “e humbur” dhe se shtimi i fundit i trupave amerikane nuk po përmbush asgjë.

Senatori Rid iu referua sulmeve me bombë në Bagdat të mërkurën, nga të cilat gjetën vdekjen mbi 190 vetë në një ditë të vetme, duke shënuar një ndër ditët më të rënda me dhunë në disa muaj. //ad//

XS
SM
MD
LG