Lidhje

Reagime të udhëheqësve botërorë për vdekjen e Jelcinit


Kryeministri britanik Toni Bler është mes shumë udhëheqësve të huaj që e vlerësuan lart Presidentin rus, Boris Jelcin. Zoti Bler e cilësoi udhëheqësin rus si “një burrë të shquar, i cili luajti një rol jetik në një kohë tepër të rëndësishme të historisë ruse”. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e vlerësoi udhëheqësin rus 76-vjeçar, si një figurë historike, “gjatë një periudhe sfidash të mëdha” për Rusinë.

Zëdhënësi Gordon Xhondroe ofroi po ashtu ngushëllimet e Amerikës për popullin rus. Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e mbarë vendit, bashkëshortes së zotit Jelcin, Naina. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hup Shefer, tha se zoti Jelcin do të mbahet mend për “guximin e tij në fillimin e një rruge demokratike për vendin e tij dhe për ndihmën që ka dhënë në kapërcimin e trashëgimisë së Luftës së Ftohtë.” Ish-kryeministri rus, Sergei Stepashin, vlerësoi zotin Jelcin për çuarjen përpara të Rusisë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.//lk

XS
SM
MD
LG