Lidhje

Protesta anti amerikane në Afganistanin lindor pasi forcat amerikane dhe ato afgane vranë 6 veta, mes tyre të paktën 2 civilë


Qindra njerëz në Afganistanin lindor zhvilluan protesta anti amerikane, pasi forcat amerikane dhe ato afgane vranë gjatë një sulmi 6 veta, përfshirë të paktën 2 civilë.

Protestuesit në provincën Nangarhar thërrisnin, Vdekje Bushit, dhe bllokuan përkohësisht autostradën kryesore të rajonit.

Zyrtarët amerikanë thanë se e ndërmorën sulmin sot në mëngjes pasi morrën informacione se ekstremistët në provincën Nangarhar ishte duke planifikuar sulme me makinë bombë në javët e ardhshme.

Një zyrtar i lartë ushtarak tha se forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan dhe forcat afgane hapën zjarr vetëm si kundërpëgjigje ndaj të shtënave që vinin drejt tyre. 4 prej të vrarëve ishin luftëtarë taleban.

Zyrtari tha se një grua dhe një adoleshent u vranë nga të shtënat e zjarrit dhe dy fëmijë u plagosën.

Policia afgane tha se të paktën 5 prej viktimave ishin civilë. Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësim rreth humbjes së jetës së civilëve. /al/

XS
SM
MD
LG