Lidhje

Incident në një stacion policor të Athinës


Persona të panjohur hodhën një granatë dore në një stacion policie të Athinës dhe qëlluan me breshëri ndaj ndërtesës. Nga sulmi nuk pati viktima por vetëm dëme materiale.

Policia thotë se po heton rreth mundësisë që sulmi në lagjen Nea Ionia të jetë kryer nga organizata majtiste ose anarkiste. Incidenti pason disa episode të ngjashme sulmesh kundër stacioneve të policisë.

Autoritetet po hetojnë për të sqaruar nëse plumbat e përdorur në sulmin e sotëm kanë ardhur nga armë që u janë vjedhur rojeve të policisë muajt e fundit. Bandat anarkiste kanë marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh muajt e fundit, duke përfshirë edhe atë ndaj ambasadës amerikane në muajin janar, sulm i cili shkaktoi dëme por jo viktima. //rd//

XS
SM
MD
LG