Lidhje

Partitë në Serbi nuk arrijnë të formojnë qeverinë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, thotë se partitë kryesore të koalicionit po përgatiten të krijojnë një qeveri të re, megjithëse afati po kalon.

Presidenti Tadiç tha sot se partitë kryesore nuk janë dakord për emërimet në postet kyçe të sigurimit. Kryeministri Vojislav Koshtunica kërkoi që anëtarët e Parisë së tij Demokratike të Serbisë të kryesojnë ministrinë e Brendëshme dhe agjencinë e zbulimit.

Media serbe bën të ditur se në një takim të zhvilluar dje, zoti Koshtunica këmbënguli për kontrollin e partisë së tij mbi sigurimin si përgjigje ndaj presionit të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës për dorëzimin e personave të akuzuar.

Presidenti Tadiç tha se nuk do të lejojë që një parti të kontrollojë si operacionet e policisë ashtu edhe ato të zbulimit, aq më tepër partia që kundërshton zbatimin e reformave për plotësimin e sandardeve evropiane. //iç//

XS
SM
MD
LG