Lidhje

Ministrat belgë dhe holandezë kritikojnë kreun e Bankës Botërore


Ministrat e financave të Belgjikës dhe Holandës kritikuan Presidentin e Bankës Botërore Paul Wolfowitz.

Ministri holandez, Wouter Bos tha se Banka ka nevojë për një president me një emër të mirë dhe me integritet. Ndërsa ministri belg Didier Reynders, tha se banka nuk mund t’u kërkojë vendeve të ndryshme që të plotësojnë standardet e qeverisjes së mirë nëse ajo nuk respekton rregullat e kësaj qeverisjeje.

Komentet pasojnë njoftimet se një komision i posaçëm i përbërë nga zyrtarë të Bankës Botërore ka arritur në përfundimin se zoti Wolfowitz shkeli rregullat e bankës duke i siguruar një rritje page dhe ngritje në përgjegjësi mikeshës së tij që punonte në Bankë.

Burime të afërta me raportin e komisionit thanë se zoti Wolfowitz do të ketë rast t’u përgjigjet përfundimeve të komisionit. Zoti Wolfowitz ka kundërshtuar të japë dorëheqjen duke thënë se veproi në mirëbesim dhe i ka quajtur akuzat kundër tij si një fushatë shpifjesh. //ii

XS
SM
MD
LG