Lidhje

Kryeministri britanik Tony Blair mbështet ministrin e financave si pasardhësin e tij


Kryeministri britanik Tony Blair mbështeti zyrtarisht ministrin e financave Gordon Brown si pasardhësin e tij, ndërsa shefi i thesarit filloi fushatën për postin e kryeministrit.

Zoti Blair tha sot se është i kënaqur të mbështesë zotin Brown si kryeministër i ardhshëm dhe kryetar i Partisë Laburiste. Zoti Blair njoftoi dje se do të japë dorëheqjen më 27 qershor.

Udhëheqësi i vendit për 10 vitet e fundit tha se zoti Brown e ka drejtuar mirë ekonominë dhe ka forcën, gjykimin dhe eksperiencën për t’u bërë një kryeministër i mirë.

Zoti Blair i bëri këto komente për gazetarët pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin irakian, Xhalal Talabani, i cili shprehu optimizëm se muajt e ardhshëm do të provojnë saktësinë e politikës britanike në Irak.

Ndërkohë, zoti Brown filloi fushatën e tij, duke pranuar gabimet e bëra në Irak në të kaluarën, megjithatë ai theksoi se Britania duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj popullit irakian.

Në Uashington, zyrtarët amerikanë njoftuan planet për takimin e kryeministrit Blair me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. //iç//

XS
SM
MD
LG